fbpx

Kurti udhëton për në Malaga të Spanjës, merr pjesë në Kongresin e Socialistëve Evropianë

nga Revista Kosovarja

Përmes një komunikate për media nga zyra për komunikim publik është bëë ë ditur se Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar për në Malaga të Spanjës ku do të marrë pjesë në Kongresin e Partisë së Socialistëve Evropianë 2023.

I titulluar “Evropa në krye”, ky kongres do bashkojë krerë e liderë të shteteve e qeverive të udhëhequra nga parti simotra, aktivistë e mbështetës nga e gjitha Evropa për të diskutuar çështje, zgjedhur udhëheqësinë e PES dhe përgatitur për zgjedhjet e ardhshme evropiane.

Gjatë kësaj pjesëmarrjeje njëditore, kryeministri Kurti do të jetë i shoqëruar nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]