fbpx

Kurti uron 4 Korrikun: Aleanca mes Kosovës dhe SHBA-së është e përjetshme

nga Revista Kosovarja

Kryeministri Albin Kurti ka uruar Ditën e Pavarësisë së SHBA-së, duke thënë se aleanca mes Kosovës dhe SHBA-së është e përjetshme.

“Deklarata e Pavarësisë së SHBA-së përmban një nga vizionet më të fuqishme të lirisë dhe barazisë të njohura në botë. Ai vizion – dhe vlerat e përbashkëta që ai shpreh – përbëjnë themelin e aleancës së kombeve tona. Ashtu si ai vizion është i përjetshëm, po ashtu është edhe aleanca. Gëzuar 4 Korrikun!”, ka shkruar Kurti në Twitter.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]