fbpx

Kurti vjen me paralajmërim: S’është në pyetje arsimi, do ta merrni vesh së shpejti

nga Revista Kosovarja

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se nuk është në pyetje çështja e arsimit apo të arsimtarëve, megjithatë paralajmëroi se shumë shpejt do të merret vesh se çka është në pyetje.

Shefi i qeverisë nuk dha ndonjë detaj se çfarë po dëshiron të thotë me një deklaratë të tillë.

“Një sindikatë që i kërkon 100 euro dhe i ka marrë 50 euro, organizon festë, nuk vazhdon grevë. Në ditët e javët në vijim do ta marrim vesh se çka është në pyetje. Nuk është në pyetje arsimi, nuk janë në pyetje arsimtarët. Tha do të konsultohem me anëtarësinë dhe doli para juve”, theksoi Kurti në konferencë, teksa u pa i nevrikosur për shkak të mos-arritjes së marrëveshjes me këshillin grevist, mëngjesin e së hënës.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]