fbpx

Kusari- Lila thotë se Haxhiu nuk mund të kontestohet: Është gruaja më e votuar

nga Revista Kosovarja

Deputetja Mimoza Kusari- Lila ka thënë se kandidatura e Albulena Haxhiut si kryeparlamentare nuk mund të kontestohet.

“Lehtësia me të cilën po gjykohet dhe po vlerësohet mundësia e ndërrimit të kandidates nga Grupi parlamentar i VV’së është tërësisht i papranueshëm për ne”, tha ajo.

“Albulena Haxhiu është gruaja më e votuar në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, me 125 mijë vota, apo thënë ndryshe në numra tri herë më shumë vota se parafolësi Haradinaj, apo dy herë më shumë se i tërë GP i AAK’së… Haxhiu është 30 mijë vota para Memli Krasniqit”, tha ajo.

“Ju lutem të mos marrim aq lehtësisht mundësinë e ndryshimit të një propozimi, kategorizimit, kualifikimet mizogjene e gjithashtu edhe vlerësimin e punës dhe aktivitetit të saj politik në mënyra më brutale të mundshme”, shtoi ajo.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]