fbpx

“Kush do të ulet në karrigen e Kryeministrit…”? Kurti publikon pamje nga pritja që u bëri filloristëve në Qeveri

nga Revista Kosovarja

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur një grup të fëmijëve të shkollës fillore në sallën ku Qeveria e Kosovës mban mbledhjet.

Kurti ka postuar një video në Facebook, ku fëmijët shihen të jenë të entuziazmuar nga prezenca në atë sallë.

Kujdestarja e këtyre fëmijëve pyet se “kush do të ulet afër kryeministrit”.

“Pyetjet e tyre ishin melodi për ne, e që na mahnisnin me botën e tyre kureshtare. Ata ishin të interesuar për gjithçka që e rrethonte sallën ku ishim, punën që bëjmë, detyrat që kemi por edhe ambjentet e tjera në Ndërtesën e Qeverisë të cilat i vizituan”.

“Fëmijët janë e tashmja dhe e ardhmja. E tashmja sepse sot jetojmë bashkë me ta, punojmë e përkushtohemi maksimalisht që ata të kenë një shtet të drejtë e demokratik; dhe e ardhmja sepse ata do ta prijnë shtetin dhe avancojnë Republikën. Për fëmijët duhet të gjithë të jemi shembull e model, në çdo spektër të shoqërisë, dhe ta pasurojmë dijen e tyre”, ka thënë Kurti./Express

https://www.facebook.com/watch/?v=769639124617341

 


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]