fbpx

Kush e bëri aktor Naser Rafunën?

nga Revista Kosovarja

Njëri prej aktorëve më të njohur në Kosovë, sidomos i komedive, ka treguar se si u bë aktor dhe kush e ndihmoi atë.

Sepse, Naser Rafuna mund të mos ishte aktor sot, po qe se nuk do e merrte një këshillë nga një këngëtar kosovar, profesor i tij.

Mahmut Ferati, këngëtar dhe profesor i muzikës, e kishte sugjeruar Rafunën që të shkonte për të studiuar aktrimin, shkaku se si maturant më shumë preferonte

të studionte historinë.

“A i qove dokumentet në Fakultet të Arteve?”, më tha profesor Mahmut Ferati.

“Jo, dëshiroj të studioj historinë”, i thashë.

“Çfarë historie, bre! S’je ti për histori! Shko në aktrim se je për atë punë!”, më tha.

Pra, Mahmut Ferati ka qenë iniciator për përcaktimin e Naser Rafunës në aktrim dhe, në këtë pikë, pa dyshim, është ndër më të mirët.

Marrë nga “Revista Kosovarja

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]