fbpx

Kush e bullizonte aq shumë Encën?

nga Revista Kosovarja

Enca Haxhia është njëra ndër figurat më të përfolura të shoë bizit shqiptar.

Kohët e fundit këngëtarja ka qëndruar më në hije duke mos sjellë shumë shpesh projekte muzikore, shkruan “Kosovarja”.

Ndërkaq kjo nuk e ka bërë atë të mos jetë në qëndër të vëmendjes. Së fundmi ajo ka postuar në llogarinë e saj në Instagram, duke marrë kështu vëmendjen e të gjithëve.

Ajo ka dhënë një mesazh për të gjithë ata që bullizojnë, e ka treguar poashtu se ajo vazhdimisht edhe bullizohet.
“Jam bullizuar shumëëë, por unë e di vlerën time dhe kush jam, ndaj s’ma ka ndjerë ndonjëherë. Kështu duhet të bëni dhe ju, por do të flasim një ditë tjetër për këtë”, shkruan Enca.

Më tej, këngëtarja ka treguar se personat që e kanë bullizuar dikur, kanë ndryshuar sjellje ndaj saj tashmë që është ajo është bërë e famshme.

“Njerëzit që më kanë bullizuar në të kaluarën, tani më përgjërohen për mesazhe, audio, foto, autografe për kushërinjtë, motrat, vëllezërit apo fëmijët e tyre, që më duan.

Kjo mund të jetë historia jote gjithashtu! Vazhdoni të shkëlqeni mbretër dhe mbretëresha.”- ka përfunduar Enca. /Kosovarja/

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]