76
Bëhet fjalë për kështjellën ‘Zvikoc’ në Republikën Çeke.
Ajo daton që nga shekulli i 13-të dhe është e vendosur në qendër të vendit midis dy lumenjve të mëdhenj, Vltava dhe Otava. Pamja e saj është mahnitëse dhe tepër joshëse për tu vizituar, megjithatë disa legjenda të frikshme e rrethojnë këtë vend.
Këto histori kanë bërë që ky sit të mos ketë shumë vizitorë, edhe pse kurioziteti për ta parë nga afër është i madh. Për ata që guxojnë, le ta provojnë!

Aty thuhet se endet shpirti i zonjës që ka banuar në këtë kështjellë më përpara, e po ashtu në themelet dhe bodrumet e saj shumë turistë kanë treguar se mund të dëgjosh të qara dhe vajtime rrëqethëse gjatë natës. Një tjetër rast i frikshëm është se çdo kush që ka marrë guximin për ta vizituar ka vdekur një vit më vonë, fiks në të njëjtën datë kur kishte vizituar kështjellën.
