fbpx

Kush është anëtari më i ri Premium të UB-së në Gjermani, Gazi Ademaj

nga Revista Kosovarja

Unioni i bizneseve ka kënaqësinë të prezantoi edhe njërin nga anëtarët ma te ri Premium të

UB-së në Mynih të Gjermanisë, Gazi Ademaj, pronar i hotelit “Innspire”, njëherit edhe pronar i Kompanisë AG “Bau GmbH”, AG Hausverwaltung dhe Innspire Ristorante.

Hoteli Innspire, me pronar Gazi Ademaj, ndodhet në në Mynih, 3.8 km nga Stacioni i Trenit në Mynih-Pasing, Innspire Hotel përmban akomodim me një sallë pritjeje të përbashkët, parking privat, një tarracë dhe një restorant.

Ky hotel me 4 yje ofron shërbim në dhomë, ATM dhe WiFi falas. Akomodimi ofron transferta në aeroport, ndërsa ofrohet edhe shërbimi i marrjes me qira të makinave.

Poashtu Ademaj, në Gjermani ka edhe kompaninë Bau GmbH, kompani ndërtimi ku praktikojë mjeshtërinë gjermane me zemër dhe pasion e cila është partnere me shumë kompani të tjera të cilat veprojnë në Gjermani dhe bëjnë kryerjen e pavarur të punimeve nga kryepunëtorët me përvojë, muratorë,makineri, kantiere të ndërtimit, e të tjera.

Kompanitë e ndërtimit të Gazi Ademaj, ofrojnë ndërtim me çelësa në dorë, shitje-blerje të patundshmërive, administrim të objekteve, e të tjera.

Cilësia e shërbimit dhe kënaqësia e klientit janë prioritetet e tyre kryesore. Kompania Bau GmbH e Z.Ademaj, ka realizuar projekte shumë të suksesshme nga më të ndryshmet në ndërtimtari.

/Kosovarja/

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]