fbpx

Kush është Barije Maliqi-Qitaku? “Barije Beauty” studio e bukurisë në Zvicër me shërbime ekskluzive për femra

nga Revista Kosovarja

Historitë e suksesit të femrave shqiptare në Diasporë, janë mjaftë motivuese. Ndonëse larg vendlindjes, shumë femra ja kanë dalë që të shkollohen e aftësohen profesionalisht në fusha të ndryshme.

Madje, ka edhe të atilla që kanë hapur bizneset e tyre dhe iu ecën shumë mirë, duke u shndërruar në shembull e frymëzim edhe për gra të tjera.

E tillë është edhe historia e Barije Maliqi-Qitakut, 34 vjeçares nga Kamenica, e cila që nga viti 1992 jeton dhe vepron në Zvicër, ku është shkolluar e kualifikuar si speciliste e shitjes. Sot, ajo ka studion e saj të bukurisë “Barije Beauty”, që ndodhet në Zvicër, gjegjësisht në St.Margrethen në Kantonin St.Gallen.

Ja si nisi rrugëtimi i saj në botën e së bukurës…

Në vitin 2016 u bë nënë e dy binjakëve dhe kuptoj se të punoj në një punë me orar të plotë, është thuajse e pamundur. Kjo gjë i hapi rrugë një vizioni të ri, të bëhej pjesë e fushës së bukurisë dhe estetikës, që i kishte pëlqyer gjithmonë. Sot është estetiste dhe mjeshtre e shkëlqyer në zgjatjen e qerpikëve, për çka njihet dhe ka një numër të madh klientesh që e vizitojnë studion e saj në Zvicër. Barija, gjithashtu ofron edhe trajnime për zgjatjen e qerpikëve dhe deri më tani të gjitha kursantet kanë përfunduar me sukses dhe janë në tregun e punës.

Por, këto nuk janë shërbimet e vetme që ajo ofron. Tek “Barije Beuty”, ofrohen shërbime, si: Pastrimi i fytyrës, ngritja e qerpikëve, browlamitation, EmShape X për ndërtimin e muskujve dhe humbjen e yndyrës, vetullat pudër, mikroblading, depilim i përhershëm, etj. Për të gjjtha këto, profesionistja ka kryer trajnime dhe licensë profesionale.

Barija ka edhe linjën e saj të produkteve për stilistët e qerpikëve. Dhe duke qenë se jam shumë e specializuar për këtë, kam bërë edhe produktet e mia për stilistët e qerpikëve

“Në shtator të vitit 2017, vendosa dhe përfundova trajnimin tim të parë për microblading. Meqenëse kam pasur gjithmonë një dëshirë te madhe për tu marrë me fushën e bukurisë, burri im ndërtoj gjithçka për mua dhe dy dite me vonë e pata klienten time të parë. Nga ajo ditë e kuptova se përherë duhet ta ndjek ndjesinë time të brendshme dhe që atëherë çdo gjë ndryshoj për mua dhe familjen time të vogël. Unë mund ta planifikoj punën me kliente, ashti siç më pëlqen mua dhe kjo më ofron kushte për ta dhënë maksimumin si profesioniste, por edhe si bashkëshorte e si nënë e tre fëmijëve”.

Për të gjitha arritjet, Barija falënderon bashkëshortin e saj që gjithmonë e inkurajon për të ecur përpara. “Por, nuk mund të harroj familjen time që më ka ndihmuar gjithmonë, që më ka mbështetur gjithmonë në çdo mënyrë. Ajo që më bën më të fortë është se e di që janë dy engjëj që kujdesen për mua nga lart. Këta janë prindërit e mi, të cilët për fat të keq u larguan herët nga kjo botë dhe nuk mundem ta ndajmë lumturinë e të arriturave sëbashku. Babai im thoshte, nëse dëshiron diçka, atëherë mund ta arrish. Dëgjo gjithmonë zemrën. Dhe, kjo është ajo që unë bëra”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Barijebeauty (@barijebeauty)


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]