Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Kush është finalisti i dytë i Ferma Vip 3

nga Revista Kosovarja

Dj Bujaka është finalisti i dytë i Ferma Vip 3.

Bujaka ishte në televotim së bashku me Vis Pupën dhe Ilir Shaqirin.

Ishin votat e publikut që bënë të mundur që t’i bashkohet Mozës në finale.

“Faleminderit shumë popullit të Shqipërisë dhe të Kosovës”, tha Bujaka mes emocionesh.

Moneytizer Paragrafi 4

“Kisha frikë, nuk e prisja sepse këta dy të tjerët kanë krijuar një lidhje më të fortë me publikun prej vitesh. Kisha frikë por jam shumë e lumtur”, tha Moza, e cila ka pasur një marrëdhënie më të afërt me Bujakën.

Në finalen e madhe të 15 qershorit do të shkojnë 5 fermerë. Në vijim pritet të shpallen edhe 3 finalistët e tjerë, ndërsa 2 prej fermerëve do të largohen po mbrëmjen e sotme.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]