fbpx

Kush është në të vërtet Atifete Jahjaga?

nga Revista Kosovarja

Ka ndërtuar karrier politike mes presionesh, pasi i thanë edhe të jepte dorëheqje.

Presidentja thotë se nuk e bën këtë, sepse gjërat nuk bëhen kështu. Ka këmbngul se është faktor unifikimi.

Atifete Jahjaga u lind më 20 prill 1975 në Gjakovë, ndërkaq shkollimin fillor, atë të mesëm dhe studimet në Fakultetin Juridik i kreu në Prishtinë.

Si juriste e diplomuar nga Universiteti i Prishtinës doli në vitin 2000, ndërkaq më vonë përfundoi edhe studimet në Universitetin e Mançesterit në Angli, çertifikimin postdiplomik në menaxhimin policor dhe të drejtës penale në vitin 2006-2007, ndërsa tash vazhdon studimet e magjistraturës në shkencat kriminalistike në Prishtinë.

Karrierën e saj e nisi në Policinë e Kosovës, duke u angazhuar në të gjitha çështjet e policisë dhe në të gjitha profilet, duke nisur nga patrullimi deri tek hetuesia.

Atifete Jahjaga është konsideruar si një ndër pjesëtaret më profesionale të Policisë së Kosovës dhe një prej të paktëve që ka kryer trajnimin në Qendrën Evropiane të Sigurisë “Xhorxh Marshall” në Gjermani dhe Akademinë Nacionale të FBI-së në Departamentin e Drejtësisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Së fundi, Jahjaga ishte zëvendësdrejtore e Përgjithshme e Policisë së Kosovësdhe gjithashtu për një kohë ushtroi detyrën e drejtoreshës së Përgjithshme të Policisë së Kosovës.

Tani, është e angazhuar ne Fondacionin e saj “Jahjaga Foundation” si Presidente e fondacionit. Është e divorcuar. N.N

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]