fbpx

Kush është shoqëruesi i Dafinës gjatë natës, nuk bëhet fjalë për Dj Geek

nga Revista Kosovarja

Dafina Zeqiri është njëra ndër femrat më të suksesshme në vend, kjo për shkak punës së saj të palodhshme që bën tash e disa vite.

Çdo këngë e saj kthehet në hitin e vitit duke u dëgjuar kështu nga të gjithë, shkruan “Kosovarja”.

Ndërkaq Dafina komentohet shumë si për jetën profesionale ashtu edhe atë private, ajo tash e disa kohë është në një lidhje dashurie me Dj Geek, çifti tashmë është për dyshja përfekte në sytë e të gjithëve.

Por ajo që ka rënë në sy së fundmi në Instagramin e këngëtares është një foto që ka postuar Dafina.

Si duket Dafina ka një shoqëues tjetër gjatë natës, por kësaj here nuk bëhet fjalë për Dj Geek.

Në foto shihet një macë, si duket këngëtarja është adhuruese e kafshëve. /Kosovarja/

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]