Me siguri mund ta themi që një ndër çiftet më të komentuara të edicionit që lamë pas të Big Brother Vip Albania ka qenë padyshim Jozefin Marku dhe Loredana Brati. Në pak muaj ata kanë pasur ndarje, pajtime, puthje, lot, ngritje zëri e bashkime, kështu ka qenë marrëdhënia e tyre brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Por, ndonëse ky reality show ka disa javë që ka përfunduar, kurioziteti i ndjekësve është i madh, se çfarë po ndodh në të vërtetë mes dyshes.
Ndonëse, ashtu si Lori, edhe Jozi kanë deklaruar në daljet e tyre televizive se e kanë lënë marrëdhënien e tyre “të rrjedhë vetë”, fansat thonë se çifti janë bashkë dhe po shijojnë dashurinë e tyre larg mediave dhe kamerave të telefonave.Së fundmi, një video është duke bërë namin në rrjetet sociale. Në pamjet e publikuara Jozi shihet teksa po performonte në një nga club-et e kryeqytetit, kur në një moment, një vajzë shkëputet nga tavolina e saj dhe ngjitet në skenë për të përqafuar këngëtarin.
Ata haptas shkëmbejnë një përqafim të ngrohtë, ndërkohë që dhe disa fjalë me njëri-tjetrin. Ndërkohë që kjo skenë ka munguar mes Jozit dhe Loredanës ndonëse fansat e tyre e kanë pritur me shumë padurim. Mos përqafimi me vajzën misterioze ka bërë që Jozi ta harrojë edhe për disa kohë Loredanën?