fbpx

Kush janë dy vajzat e Vladimir Putin që do “goditen” nga sanksionet e SHBA

nga Revista Kosovarja

SHBA njoftoi sot, se pas masakrës së shënuar në rajon të Kievit ka vendosur që të zgjerojë sanksionet ndaj Rusisë, duke përfshirë dy vajzat e presidentit rus Vladimir Putin.

Një deklaratë e Shtëpisë së Bardhë i përshkroi ata si dy fëmijët e rritur të Putinit, dhe megjithëse nuk përmendën emra, burime për BBC konfirmojnë se bëhet fjalë për dy vajzat e Putin, Maria Vorontsova dhe Katerina Tikhonova, të cilave Putini i ka me ish-gruan e tij Lyudmila.

Putin ka qenë gjithmonë i fshehtë për familjen e tij. Edhe pse ai e ka pranuar se ka vajza dhe ka thënë se është krenar për to, ai ka hedhur poshtë pyetjet rreth identitetit të tyre.

Vorontsova ka lindur në 1985 dhe është endokrinologe dhe bashkëpronare i një kompanie mjekësore.

Vajza tjetër Tikhonova, ka lindur në 1986 është në akademi dhe biznes. Ajo është gjithashtu një kërcimtare e talentuar dhe ka konkurruar në konkurse ndërkombëtare rock ‘n’ roll.

Në deklaratën e saj, Shtëpia e Bardhë tha se “këta individë janë pasuruar në kurriz të popullit rus”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]