fbpx

Kush nga banorët nuk morën pjesë në “dasmën” e Kiarës dhe Luizit

nga Revista Kosovarja

Si shumë sfida e lojëra të cilat banorët duhet të realizojnë përgjatë qëndrimit të tyre në shtëpinë e “BigBrotherVIP Albani”, mbrëmë atyre iu vendos edhe një e tillë.

Ata duhej të arrinin realizimin e organizmit të një dasme tradicionale. Pasi që vendosën rolet, nisën edhe përgatitjet.

Dasma nisi me kurorëzimin e çiftit Kiara dhe Luiz, e më pas me muzikë e atmosferë të përcjellë edhe nga banorët.

Por ajo çfarë bie në sy gjatë kësaj dasme është se Olta dhe disa banorë qëndruan larg vendit ku po këndohej e vallëzohej.

Olta, Amosi, Dea, Kristi e disa të tjerë vazhdimisht qëndruan të larguar nga Luizi e Kiara.

Pavarësisht kësaj, çifti bashkë me të tjerët shijonin atmosferën e dasmës.

Kiara dhe Luizi  i dhanë njëri-tjetrit edhe puthjen e parë, atë që Luizi e kishte kërkuar disa herë radhazi nga Kiara.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]