Këngëtarja Beatrix Ramosaj postoi një video në rrjetet sociale, dhe më pas e fshiu.
Një video, ku “sound”-i origjinal i postimit thoshte: “Jam bërë block, unblock, shtuar, hequr [nga rrjetet sociale], urryer, dashur, por nuk jam harruar kurrë”.
Dhe Beatrix që i përsëriste fjalët, ndërsa bashkangjitur me video-n, sa për t’i hedhur benzinë zjarrit shtoi: “Ehh, vështirë’ me u harru’”.
Shumë mendojnë se ky është një “thumb” për Donaldin dhe kryesisht për Bora Zemanin, pasi vjen vetëm pak ditë nga një video e moderatores, ku ndjekësit (dhe ata që e përndjekin) menduan se po kopjonte pikërisht Trixën, nisur edhe nga “kërkimi” që i dilte në komente.