fbpx

Kush po e bën Fjoralba Ponarin me lot në sy?

nga Revista Kosovarja

Fjoralba Ponari më në fund arriti të rikthehej në YouTube.

Prej kohësh ajo kishte premtuar se do ishte aktive në kanalin e saj me video nga jeta e përditshme dhe si duket ia arriti ta realizonte premtimin.

Moderatorja ka postuar sot një video ku u përgjigjet pyetjeve të ndryshme që ka marrë nga ndjekësit e saj. Ajo na ka dhënë disa përgjigje shumë interesante ndonëse jo shumë personale. Fundja, të gjithë e dimë se ajo është natyrë hermetike dhe nuk i pëlqen të flasë shumë për jetën e saj .

Një ndër pyetjet ishte edhe se cili ishte një momentin që e ka prekur më shumë dhe i ka lënë gjurmë në jetë nga projekti “Më thuaj një dëshirë”.

“Momentet që më kanë prekur kanë qenë shumë sepse realiteti shqiptar është i hidhur. Ndoshta do veçoja një ngjarje që është edhe e freskët në kujtesën time. Gjatë realizimit të projektit televiziv “Më thuaj një dëshirë” ne morëm një mesazh, dëshirën e një vajzë të vogël, që dëshironte sikur një herë në jetën e saj të kishte tyrezën në shtëpi të mbushur plot e përplot me ushqime”-tha Fjoralba.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]