Teknologjia dhe mediat sociale po vrasin dashurinë. Ky ka qenë përfundimi që ka nxjerre një studim i universitetit shtetëror te San Diegos.
Të rinjtë preferojnë më shumë të komunikojnë nëpërmjet rrjeteve sociale se sa të takohen me të dashurit e tyre. E në këtë mënyrë kemi një ndikim direkt dhe në marrëdhëniet seksuale ku konkretisht rënia reflekton shifrat e 40%.
Një tjetër efekt negativ që kanë sjelle rrjetet sociale në jetën e të rinjve të sotëm është se ata po bëhen më pak social dhe aktivë në jetën e përditshëm, duke rrezikuar kështu të bëjnë preh shumë lehtë e sëmundjeve si depresioni apo dhe të abuzimeve të ndryshëm.