fbpx

Kush po i hedh shqelmat e fundit, tregon Adriana Matoshi

nga Revista Kosovarja

Aktorja dhe deputetja e Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi, ka reaguar ndaj gjuhës së përdorur nga zëvendësdrejtori i RTK-së, Mentor Shala ndaj deputetes Doarsa Kica Xhelili.

Deputetja Matoshi tha se kjo gjuhë është edhe më e papranueshme, kur vjen nga një njeri që ka udhëhequr me transmetuesin publik për të cilin paguajnë vet qytetarët e Republikës së Kosovës.

“Kjo mënyrë e të shprehurit ndaj deputetes e cila përveç të vërtetës së hidhur nuk ka thënë asgjë tjetër është vetëm një tregues që këta keqpërdorues po i hedhin shqelmat e fundit dhe të gjithë do të hetohen dhe do të sillen para drejtësisë për keqmenaxhimet e mundshme për të cilat dyshohen që i kanë bërë”, shkroi Matoshi në Facebook.

Postimi i plotë:

E papranueshme gjuha e përdorur ndaj deputetës Doarsa Kica Xhelili.

Edhe më e papranueshme bëhet kur kjo vjen nga një njeri që ka udhëhequr me transmetuesin publik për të cilin paguajnë vet qytetarët e Republikës së Kosovës.

Kjo mënyrë e të shprehurit ndaj deputetës e cila përveç të vërtetës së hidhur nuk ka thënë asgjë tjetër është vetëm një tregues që këta keqpërdorues po i hedhin shqelmat e fundit dhe të gjithë do të hetohen dhe do të sillen para drejtësisë për keqmenaxhimet e mundshme për të cilat dyshohen që i kanë bërë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]