fbpx

“Kush po thotë që s’po luftohet korrupsioni”, Gërvallës i del një foto nga gjykata, e akuzuar për raportim të rremë të pasurisë

nga Revista Kosovarja

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka shpërndarë një fotografi të kryediplomates Donika Gërvalla nga gjykata, e cila po akuzohet për vepra penale të korrupsionit.

Miftaraj ka ironizuar me këtë, duke pyetur “kush po thotë që nuk po luftohet korrupsioni”.

“Foto çasti nga seanca gjyqësore e datës 20 qershor 2023 ne rastin ndaj Donika Gërvalla, e akuzuar për vepër penale të korrupsionit, mos raportim apo raportim i rremë i pasurisë. Kush po thotë se nuk po luftohet korrupsioni??”, ka shkruar ai.

Gërvalla po akuzohet për mos deklarim apo deklarim të rremë të pasurisë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]