JLo pozoi për numrin e ri të “In Style Magazine”.
Jennifer Lopez vazhdon të mbetet ndër emrat më të kërkuar në Hollywood.
Këngëtarja dhe aktorja e njohur është shumë e angazhuar në dy profesionet që ushtron, si në muzikë ashtu edhe në aktrim.
Po ashtu, ajo është emër shumë i kërkuar edhe nga brendet e njohur dhe njëherësh një femër shumë e suksesshme në biznes.
Së fundi, JLo ka realizuar një fotosesion për numrin e ri të revistës “In Style”, ku shfaqet në formë shumë të mirë.
Ajo ndau me ndjekësit pamje gjatë prapaskenave të fotosesionit, ku shfaqet në top-formë e veshur me bodysuit.
Për të pasur linja të përsosura, JLo nuk i ndalon asnjëherë ushtrimet në palestër, ndërsa fiziku i saj është për zili.