Jonida Maliqi është një “fashion guru”.
Këngëtarja prej vitesh ka ndërtuar imazhin e fashionistas duke u bërë një nga emrat e parë për pikë reference në këtë aspekt në Shqipëri, e jo vetëm.
Kudo ku flitet shqip, trendet e Jonidës përcillen me shumë vëmendje.
https://www.instagram.com/p/CQiTlrGHzyj/?utm_source=ig_embed&ig_rid=6889d1df-2628-4f67-be3e-53cc12a2dd40
E është definitivisht e udhës që të duartrokitet edhe trendi i fundit i saj.
Ajo na ka dëshmuar se nuk ka asnjë problem që një fustan i njëjtë të vishet për disa vite rresht, dhe si i tillë të postohet në Instagram.
Detaji është kapur nga faqja “Albanian Streetstyle” përmes tre fotografive – në vitet 2018, 2019 e 2021.
Në një botë ku për Instagram duhet të shfaqemi gjithnjë me gjëra të reja, shembulli i Jonidës që na “zhvesh” nga komplekset, është gjithsesi gjëja e duhur.