fbpx

“Kush tjetër mendon se do të vdesë i ri?”: Ishte shkrimi i yllit të TikTok-ut pak orë para së të ndërronte jetë në moshën 19-vjeçare

nga Revista Kosovarja

Ylli i TikTokut, Cooper Noriega ka ndërruar jetë në moshën 19-vjeçare.

Noriega u gjet i vdekur në një parking në Burbank- tha një zëdhënës i ekspertit mjekësor në Los Angeles për People.

Shkaku i vdekjes së tij nuk është përcaktuar ende, por pritet të bëhet me dije pas autoprisë.

“Pasi të kthehen analizat/studimet, mjeku vlerëson sërish rastin dhe bën përcaktimin e shkakut të vdekjes”, shtoi zëdhënësi.

Vetëm disa orë para se të ndërronte jetë, ai postoi një video të tij në TikTok me mbishkrimin, “Kush tjetër mendon se do të vdesë i ri”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]