fbpx

“Kushte të rënda dhe sjellje agresive si shef”, Nusret Gokce paditet nga pesë punëtorë për mos-pagesa për punën jashtë orarit

nga Revista Kosovarja

Zinxhiri i restoranteve të mishit “Nusr-Et” i themeluar nga kuzhinieri i famshëm Salt Bae është ‘goditur’ me një padi të martën, nën akuzën e mos-pagesës për pesë burra që kishin punuar jashtë orarit, ku thuhet se Nusret i ka detyruar të zhvendosen nga Turqia për çështje pune, dhe më pas nuk i ka trajtuar ata si duhet në vendin ku i ka rekrutuar.

Padia e gjykatës federale në Manhattan thotë se Salt Bae, emri i vërtetë i të cilit është Nusret Gokce, dhe restoranti i tij keq-klasifikuan burrat si menaxherë “për të shmangur pagimin e tyre për pagën e kërkuar jashtë orarit…ndërsa u kërkuan atyre të punonin shtatëdhjetë orë ose më shumë në javë”.

Padia u paraqit nga Louis Pechman, një avokat në New York, i cili në vitin 2019 fitoi një pasi të ngritur për 230,000 dollarë ndaj restorantit “Nusr-Et” për katër kamerierë të cilët thanë se u pushuan nga restoranti i tij në Manhattan për çështje të ngjashme. Ajo marrëveshje për të paguar kamerierët erdhi menjëherë para gjykimit të planifikuar të kërkesave të tyre nga një gjykatës i Bordit Kombëtar të Marrëdhënieve të Punës.

Pechman ka paraqitur më shumë se 200 kërkesa për vjedhje të pagave në restorante në Shtetet e Bashkuara dhe operon një faqe në internet për të drejtat e punëtorëve të restoranteve, të quajtur www.waiterpay.com.

“Fatkeqësisht, pagimi i punonjësve të kuzhinës me një rrogë në mënyrë që ata të mashtrohen nga pagesa jashtë orarit është një praktikë e zakonshme në shumë restorante”, tha Pechman për CNBC pasi ngriti padinë kundër zinxhirit të restoranteve “Nusr-Et” dhe Gokce.

Christy Reuter, një avokate mbrojtëse për Gokce, nuk kishte asnjë koment të menjëhershëm, por tha se ajo do ta njoftonte atë për kërkesën e CNBC për një të tillë.

Gokce, një vendas turk, disa vjet më parë u bë sensacioni i shakave në internet i njohur si Salt Bae për videot e tij të xhiruara me sens.

Postimet e Gokces të shikuara shpesh në Instagram dhe Twitter shpesh e shfaqin atë me syze dielli dhe një këmishë të bardhë, të ngushtë, duke therur me mjeshtëri viçin me një thikë të gjatë dhe të mprehtë, dhe pastaj duke spërkatur kripën mbi biftekë, kristalet ndonjëherë godasin parakrahun e tij, të cilin ai e përdredh në formën e mjellmës.


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]