Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Kuvendi i Kosovës tenton sot për herë të 50-të konstituimin

nga Revista Kosovarja

Deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sot për herë të 50-të në përpjekjen e radhës për ta konstituuar legjislaturën e nëntë të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit.

Mbi artikull

Seanca do të nisë në ora 11:00, ndërsa bllokada politike vazhdon të jetë në pikën kritike të zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit.

Tentimi i fundit, i mbajtur të shtunën, ka dështuar si 49 herët e mëparshme. Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, kërkoi që partitë të propozojnë anëtarët e Komisionit për votim të fshehtë, por kjo u injorua plotësisht.

Në votim morën pjesë vetëm 50 nga 90 deputetët e pranishëm. Nuk pati vota kundër apo abstenime, por pjesa tjetër refuzoi të përfshihej në proces.

Moneytizer Paragrafi 4

Katër muaj pas zgjedhjeve, Kuvendi vazhdon të jetë i paralizuar, pa mundësinë për të funksionuar normalisht, për shkak të mungesës së marrëveshjes politike për postin e kryetarit.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]