fbpx

Kuvendi miraton Ligjin për pagën minimale

nga Revista Kosovarja

Me 60 vota për, vetëm një abstenim e asnjë kundër, është miratuar Ligji për pagën minimale, nga deputetët e Kuvendit të Kosovës.

Ky ligj parasheh rritjen e pagës minimale në 264 euro bruto, apo 250 euro neto.

Deri tani, paga minimale në Kosovë është ndarë në dy kategori: 130 euro për të punësuarit e moshës nën 35 vjeç dhe 170 euro për të punësuarit mbi 35 vjeç.

Me miratimin e këtij ligji, kjo do të ndryshoj.

Kujtojmë se ky ligj në të kaluarën kë ngjallur kundërshtime të mëdha nga veteranët e luftës, pensionet e të cilëve nuk janë inkuadruar në këtë ligj.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]