Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Ky do të jetë moti për sot

nga Revista Kosovarja

Mot i vranët e me intervale me diell do të mbajë gjatë ditës së fundit të këtij viti.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) parashikon reshje të shiut, e që reshje intensive do të jenë në Dukagjin.

“Do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat vende-vende parashihen të sjellin reshje shiu. Reshjet më intensive do të jenë në Dukagjin”, thuhet në njoftimin e IHK-së.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius.

Moneytizer Paragrafi 4

Ndërsa do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-8 m/s në rrafshin e Kosovës, kurse në Dukagjin shpejtësia e erës do të jetë më e fuqishme.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]