fbpx

Ky është 20 vjeçari që tentoi ta dërgojë një armë zjarri në Gjermani, dërgohet në mbajtje

nga Revista Kosovarja

Policia e Kosovës e ka arrestuar personin e dyshuar që tentoi ta çojë një armë zjarri në shtetin gjerman, raporton Gazeta Sinjali.

Siç mëson Gazeta Sinjali i dyshuari për rastin është Muhamed Ukaj, rreth 20 vjeç.

I riu ka tentuar që armën ta dërgojë në Gjermani përmes kompanisë “Deva Tours”, por pasi i njëjti është futur në kërkim policor, ai dje është arrestuar në Aeroportin “Adem Jashari”.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar edhe Policia.

“Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i huaj [v.j. mërgimtar] dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]