fbpx

Ky është 21-vjeçari që u gjet pa shenja jete sot në Pejë

nga Revista Kosovarja

Gazeta Sinjali ka raportuar sot për një ngjarje të rëndë që ka ndodhur në fshatin Novosellë të Pejës, ku pa shenja jete u gjet një 21-vjeçar.

Bëhet fjalë për Dush Brahimajn, i cili u gjet i vdekur në dhomën e fjetjes nga vëllai i tij, i cili shkoi që ta zgjojë atë nga gjumi.

I ndjeri ishte dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës, ku është konstatuar vdekja e tij, derisa në vendin e ngjarjes ka dalë Policia e Kosovës.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]