fbpx

Ky është 25-vjeçari që u ther për vdekje në Mitrovicë

nga Revista Kosovarja

Pak më parë raportoi për një vrasje që ndodhi pas mesnate në rrugën “Artim Jashari” të Mitrovicës, ku një person është therur për vdekje nga dy të dyshuar.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Avni Zahiti, ka treguar se personi që ka mbetur i vrarë është 26-vjeçar me inicialet A.M.

Bëhet fjalë për 26-vjeçarin Albert Muja.

Policia ka njoftuar se ngjarja dyshohet se ndodhi pas një zënke që kishin mes vete viktima dhe dy të dyshuarit. Gjatë përleshjes dyshohet se viktima është sulmuar me thikë nga dy të dyshuarit dhe nga plagët e marra ka humbur jetën në QKUK.

Trupi i pajetë i viktimës me vendim të prokurorit është dërguar në IML për obduksion.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]