fbpx

Ky është 26-vjeçari që u ther për vdekje në Prizren

nga Revista Kosovarja

Mbrëmë në Prizren ka ndodhur një ngjarje e rëndë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është dërguar në spitalin e Prizrenit në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi është gjetur i shtrirë në rrugë, i sulmuar me thikë nga persona të paidentifikuar.

Sipas policisë ata e kanë sulmuar, e kanë hedhur nga vetura në rrugë dhe më pas janë larguar.

26-vjeçari ka ndërruar jetë pas disa orësh në QKUK si pasojë e plagëve të marra.

Këtë e ka konfirmuar për IndeksOnline, zëdhënësi i policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Me datë 06.07.2024 rreth orës 23:55 êshtë raportuar që në lagjen Bazhderhane në Prizren është një person i shtrire ne toke. Patrolla policore i është pergjigjur rastit ku eshte kuptuar që viktima ishte therrur me thike. Eshte njoftuar urgjenca e qytetit, të njejtin e kane dërguar në emergjencen e spitalit rajonal të Prizrenit për tretmant mjeksor e më pas për shkak të gjendjes së rëndë i lënduari është dërguar në QKUK në Prishtinë. Nga informatat e para dyshohet se viktima është hedhur në rrugë nga një automjet nga persona të panjohur. Sot me datë 07.07.2024 rreth orës 21:00 nga reparti intenzivi i QKUK-s policia është njoftuar se viktima A.Th. , mashkull, 26 vjeçar ka ndërruar jetë”, ka thënë Bytyqi.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]