fbpx

Ky është 27-vjeçari që humbi jetën në vendin e tij të punës në Rahovec

nga Revista Kosovarja

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 18:15 në fshatin Qifllak të komunës së Rahovecit, ku një i ri ka humbur jetën në vendin e tij të punës pasi ka rënë në bunkerin e seperacionit të rërës.

Sinjali mëson se viktima është Jetmir Krasniqi, 27-vjeçar.

Intervenimi i ekipit mjekësor ishte i menjëhershëm të cilët kanë bërë të ditur se pasi dolën në vendin e ngjarjes, 27-vjeçari ishte ende gjallë, por që i njëjti ka ndërruar jetë pasi u dërgua në Spitalin Rajonal në Gjakovë.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]