fbpx

Ky është 29-vjeçari nga Ferizaj që dyshohet se i dha fund jetës në një objekt banesor

nga Revista Kosovarja

Një rast mjaft i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Ferizaj ku një person dyshohet të ketë kryer vetëvrasje në një objekt banesor i cili ishte në ndërtim e sipër.

Burimet bëjnë të ditur se i riu që dyshohet ta ketë privuar vetën nga jeta, është Kastriot Lipovica.

Siç raporton Policia e Kosovës, 29-vjeçari u gjet në një objekt banesor i cili ishte duke u ndërtuar.

Në vendin e ngjarjes kanë arritur mjekët nga Qendra Emergjente e Ferizajt të cilët kanë konfirmuar vdekjen e viktimës.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Ai tha se ekipet e Policisë rajonale kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]