fbpx

Ky është 34-vjeçari nga Malisheva që vdiq pas kontaktit me rrymë

nga Revista Kosovarja

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Prizren, ku një 34-vjeçar nga Malisheva ka mbetur i vdekur.

I ndjeri është Visar Ramaj, i cili ndërroi jetë, pasi ditën e djeshme teksa ishte duke punuar në fshatin Piranë të Prizrenit ka rënë në kontakt me rrymën.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Sipas tij, ngjarja kishte ndodhur gjatë ditës së shtune, ndërsa sot është njoftuar nga spitali i Prizrenit për vdekjen e pacientit.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]