Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Ky është 39 vjeçari që humbi jetën në aksidentin në Hajvali

nga Revista Kosovarja

Pak më parë është raportuar se nga aksidenti që ndodhi me 4 dhjetor në Hajvali, ka ndërruar jetë këmbësori i goditur, pasi nuk ka mundur t’i mbijetoj plagëve të marra.

Mbi artikull

Mësohet se 39 vjeçari i ndjerë është Blerim Zeqiri, nga fshati Janjevë.

Lajmin për vdekjen e 39 vjeçarit Indeksonline e konfirmoj zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

“Sot (18.12.2020), rreth orës 14:30 kemi pranuar informatën se këmbësori i lënduar në aksidentin e ndodhur me datën 04.12.2020, në fshatin Hajvali ka ndërruar jetë. “

Moneytizer Paragrafi 4

“Me rekomandim të prokurorit të shtetit trupi i pajetë i viktimës B.Z (mashkull) 39 vjeç është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Ndërkohë që me rastin po merren hetuesit e njësitit rajonal të komunikacionit rrugor”, u shprehë ajo.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]