Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Plaçkitet filiali i “Western Unionin” në Prishtinë

nga Revista Kosovarja

Një grabitje e armatosur ka ndodhur në një nga filialet e “Western Unionit”.

Mbi artikull

Ky filial ndodhet në rrugën “Eqrem Çabej” në Prishtinë.

Rreth kësaj ngjarje Indeksonline ka kontaktuar me zëdhënësin e Policisë së Kosovës, Agron Borovci i cili ka dhënë detaje.

“Rreth orës 18:30 është raportuar për një grabitje të ndodhur në filialin e një institucioni financiar për transferta ndërkombëtare në rrugën “Eqrem Çabej” në Prishtinë.”

Moneytizer Paragrafi 4

“Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para janë ngritur dyshimet se dy persona të dyshuar nën kërcënimin e armës kanë grabitur nga arka e këtij filiali një vlerë të caktuar parash.”

“Policia ka iniciuar një hetim lidhur me rastin dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rastit”, u shprehë ai.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]