Një vetëaksident i rëndë ka ndodh sonte në fshatin Qungur të Pejës.
Si pasojë e tij, siç merr vesh Gazeta Sinjali i vdekur ka mbetur shoferi 40 vjeçar, Fitim Kolusha.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar Driton Rugova nga policia rajonale e Pejës.
“Sot rreth orës 18:35, Policia është njoftuar për një vetëaksident i cili ka ndodhur në fshatin Qungur-Pejë, si pasojë e këtij vetëaksidenti shoferi ka pësuar me fatalitet”, tha Rugova.
“Vdekjen e së cilit e kanë konfirmuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”.
Rasti është duke u hetuar nga Trafiku Rajonal në Pejë.