Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Llugagji të komunës së Lipjanit, ku për pasojë ka humbur jetën një person.
Sipas Policisë së Kosovës, në aksident janë përfshirë dy automjete dhe një motoçikletë, ndërsa viktima është drejtuesi i motoçikletës, i cili ndërroi jetë në vendin e ngjarjes.
Sinjali mëson se viktima është Urim Bektashi, 46 vjeçar Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 17:30 në rrugën Ferizaj-Prishtinë.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar se vdekja e 46-vjeçarit është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendngjarje, ndërsa njësiti i trafikut rajonal ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit./Sinjali