fbpx

Ky është 69-vjeçari që humbi jetën në aksidentin në Sllovi të Lipjanit

nga Revista Kosovarja

Dje u raportua për njërin nga të aksidentuarit në Sllovi të Lipjanit më 26 qeshor, që ka ndërruar jetë.

Sinjali ka mësuar se viktima është Nysret Aliu, 69-vjeçar, i cili ndodhej në veturën Volkswagen Golf së bashku me dy djemtë e tij, Shkumbin Aliun, 28 vjeç dhe Përparim Aliun, 30 vjeç.

Vetura e tyre ishte përplasur me një automjet Mercedes, që drejtohej nga Fitim Bytyqi, 35-vjeç, banor i Lipjanit.

Sipas informacioneve të konfirmuara nga burimet e Sinjalit brenda Policisë, përplasja kishte qenë e fuqishme, duke shkaktuar lëndime të rënda për tre pasagjerët e veturës Golf, ndërsa vetëm dy ditë më vonë, babai i dy të rinjve, Nysret Aliu, nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra.

Për rastin është njoftuar Prokurori Kujdestar, i cili ka autorizuar që trupi i pajetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi.

Hetimet për shkaqet e aksidentit po vazhdojnë, ndërsa familja Aliu është tronditur nga një tragjedi që përfshiu tre anëtarë të njëjtë në një çast fatal.

Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]