Një vdekje të dyshimit që ka ndodhur sot në orët e para të mëngjesit në kryeqytet.
Siç raportoi Sinjali, rreth orës 05:30 është parë një person i shtrirë pa shenja jete në lagjen Muhaxherëve, saktësisht afër Hotel “Afa” në Prishtinë.
Sinjali mëson se bëhet fjalë për Gani Haxhiu, rreth 84-vjeçar.
Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se në vendin e ngjarjes janë parë edhe policia, forenzika dhe ekipi emergjent, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës në vend.
Ngjarjen e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Rasti është duke u hetuar si “Hetim i vdekjes” dhe autoritetet nuk e përjashtojnë asnjë pistë./Sinjali