fbpx

Ky është amaneti që regjisorja Berisha i kishte lënë Gold AG -së

nga Revista Kosovarja

Ditën e djeshme ( e mërkure), ka ndërruar jetë regjisorja dhe ish-drejtoresha e Teatrit Kombëtar, Burbuqe Berisha.

Ajo vdiq në moshën 51-vjeçare në ambientet e Ministrisë së Kulturës, ku ishte pjesë e përgatitjes së regjisë për koncertin inaugurues të Operës së Kosovës.

Vdekja e saj e hershme ka tronditur të gjithë, ndërsa reagimet në rrjet kanë qenë të pashmangshme.

Një të tillë e ka bërë edhe reperi Gold AG, të cilit në takimin e tyre të fundit ia kishte lënë edhe një porosi.


“Herën e fundit kur u pamë në fakultet më the: Më ka porosit një djalë i ri me të pa ishte i sëmurë në spital e shumë po të dojke. Të thashë kur të duash profesoreshë”.

“Por caktimi i Zotit paska qenë që ti sot të ndahesh nga kjo botë kalimtare. Do të mundohem ta gjejë atë djalë e ta çoj amanetin në vend. Zoti të mëshiroftë Buqe”, ka thënë ai.

Berisha theksojmë që ishte regjisore e një numri të konsiderueshëm të filmave të shkurtër, të gjatë, dokumentarë, serive televizive, shfaqjeve teatrore dhe fituese e disa shpërblimeve në festivale të filmit dhe teatrit me karakter vendor e ndërkombëtar.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]