fbpx

Ky është avioni ushtarak me të cilin Thaçi, Veseli e Selimi u nisën në Hagë

nga Revista Kosovarja

Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli e Rexhep Selimi sapo janë nisur për në Hagë me një avion ushtarak për në Hagë.

Tre ish-drejtuesit e UÇK-së janë nisur së bashku për në Holandë.

Hashim Thaçi ka dhënë dorëheqje sot paradite në një konferencë për media ku njoftoi se i është konfirmuar aktakuza.

Kadri Veseli po ashtu ka dhënë dorëheqje nga PDK-ja pas konfirmimit të aktakuzës.

Pas dorëheqjes së Thaçit, kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, ka marrë zyrtarisht pozitën e ushtrueses së detyrës së presidentes së Kosovës.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]