fbpx

Ky është burri që ka 27 gra e 145 fëmijë

nga Revista Kosovarja

Duket e pabesueshme por ky 65-vjeçar ka kaq shumë gra e fëmijë.

Poligamisti më i madh i Kanadasë, i cili ka 27 gra dhe 145 fëmijë, ka deklaruar se nuk është dakord me legalizimin e poligamisë, pasi ajo mund të çojë në shfrytëzimin e grave.

Mediat shkruajnë se 65-vjeçari Winston Blackmore, po ndiqet nga Qeveria kanadeze për poligaminë dhe ndaj tij pritet të ngrihet kjo akuzë për të tretën herë.

65-vjeçari, ka qenë më parë peshkop i një kishe dhe mbështetet nga një grup njerëzish që besojnë te martesa me shumë gra. Por vetë Blakmor thotë se legalizimi i këtyre lloj martesave do të bënte që gratë të shfrytëzoheshin.

Winston Blackmore është arrestuar për poligami në vitin 2007, por më vonë akuzat ndaj tij u tërhoqën. Blackmore u akuzua sërish për poligami në vitin 2014, por ende nuk është caktuar një datë se kur ai duhet të dalë para gjykatës.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]