Adelina Tahiri është ndër emrat më të komentuar në mediat rozë.
Sidomos kur bëhet fjalë për jetën martesore me avokatin maqedonas Serjozha Markov, martesë kjo që bëri bujë të madhe gjithandej ku ka shqiptarë, shkruan “Kosovarja”.
Por pavarësisht kritikave që mori për vite radhazi, Adelina përherë ju ka dëshmuar se në dashuri mosha është numër, nacionaliteti e gjitha tjerat kapërdihen falë ndjenjave reciproke.
Ajo dhe avokati janë prindër të një djali, e tani me shumë gjasë po bëhen edhe njëherë prindër.
Është kjo foto me bashkëshortin ku dora sipër barkut të fryrë të Adelinës po dëshmon se këngëtarja është në pritje të ëmbël.
Padyshim, presim konfirmimin edhe të vet këngëtares./Kosovarja/