Esat Ajeti, është mjeshtër i parukerisë, një nga shqiptarët e sukseshëm të kësaj fushe në Gjermani, që ka biznesin e tij me shumë klient të kënaqur. Ai, bënë punë të mrekullueshme dhe kjo falë dashurisë e pasionit që ka për zanatin, përvojës, por mbi të gjitha profesionalizmit për të cilin edhe është i dëshmuar.
I lindur e i rritur në Prishtinë, Esat Ajeti si 18 vjeçar emigroj në Gjermani ku vazhdon të jetoj e veproj edhe sot e kësaj dite, ama nuk e harron jetën në Prishtinë, punën në sallonin “Figaro” dhe në sallonin e dikurshëm “Studenti” që gjendej në Menzën e Studentëve.
Esat Ajeti me të arritur në Gjermani e ka vazhduar punën si frizer, madje ndër vite ka punuar me mjeshtër të mëdhenjë nga Gjermania dhe nga e gjithë Evropa, të cilët i kanë ndihmuar në ngritjen e cilësisë së punës si frizer edhe për femra, për çka edhe është shkolluar, ka mbajtur shumë seminare dhe ka ndjekur Masterclasa të ndryshme.
Ajeti, zanatin e ushtron në qytetin Gelsenkirchen në Nordrhein-Westfalen dhe salloni i tij quhet “Friseur Art. Esat Ajeti”, ku ai punon përkrah bashkëshortes dhe katër punëtoreve të tjera të shkëlqyera, që siç thotë janë për çdo lavdatë.
Në sallonin “Friseur Art. Esat Ajeti” ofrohen shërbime të floktarisë për të dy gjinitë dhe punohet gjithmonë me mjeshtri të jashtëzakonshme, sipas trendeve dhe stileve më të reja.
Salloni i mjeshtrit të njohur vizitohet nga klientë të shumtë të nacionaliteve të ndryshme, por edhe shumë shqiptar. Esati thotë se do të punonte me Dafina Zeqirin, të cilës do tia transformonte stilin e fkokëve, pasi edhe njihet për ndryshime radikale.
Eksperti i prerjeve, transformimeve të mëdha, shatireve dhe të gjitha teknikave më inovative, thotë se të qenit vetvetja dhe të besuarit në vete dhe aftësitë tuaja, është formula më e mirë për të pasur suksesin e ëndërruar.