fbpx

Ky është i riu nga Drenica që humbi jetën nga COVID-19

nga Revista Kosovarja

Në mesin e 26 viktimave që humbën jetën nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë, është edhe një i ri nga Drenica.

Kështu ka bërë të ditur deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu – Kodra, e cila ka postuar edhe fotografinë e Fatonit.

“Edhe një djalë i ri i Drenicës e paska humb betejën me Covidin. Fatoni ishte djalë i jashtëzakonshëm e punëtor. Do t’i mungojë shumë qytetit e miqve. Ngushëllimet më të përzemërta familjes e atyre që e njohën. Shpirti i tij u prehtë në parajsë”, shkroi ajo në Facebook.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]