158
Mbrëmë rreth orës 23:40 ka ndodhur një aksident me fatalitet në fshatin Piran të Prizrenit.
Si pasojë e lëndimeve të rënda një 22 dhe 23 vjeçar kanë ndërruar jetë, shkruan “Kosovarja”.
Sipas burimeve të lexuesve, njëri ndër viktimat është Shpend Batusha nga fshati Krushë e Vogël.
Lajmin për vdekjen e të riut, e kanë shpërndarë shumë familjarë dhe miq të tij, duke shprehur ngushëllimet për të.
Sipas tyre, Shpend Batusha ishte djalë hasreti.