fbpx

Ky është i riu nga Prishtina që u kap me marihuanë në veturë, ndalohet për 48 orë

nga Revista Kosovarja

Përdorimi i drogës është bërë një dukuri që po vazhdon të rritet dita ditës në Kosovë, pasi pothuajse çdo ditë raportohet për raste kur të rinjtë kapen duke bërë shitblerje ose duke konsumuar drogë.

Kështu ka ndodh edhe me një të ri nga Prishtina që ka përfunduar në ndalim policor pas mesnatës së 28 majit, pasi në veturën që po drejtonte iu gjet një sasi e konsiderueshme e marihuanës.

Gazeta Sinjali mëson se i dyshuari është Donis Plana, 22-vjeçar. Gjatë kontrollit të detajuar, në veturë janë gjetur 11.6 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, e cila është konfiskuar menjëherë.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor, ku është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës, ndërsa me vendim të prokurorit kujdestar, ndaj tij është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Rasti është iniciuar për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, ndërsa hetimet janë në vazhdim.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]