fbpx

Ky është i riu që bëri vetëvrasje në Ulpianë

nga Revista Kosovarja

Një trup i pajetë është gjetur në lagjen Ulpiana të Prishtinës. Burimet e Insajderit bëjnë të ditur se bëhet fjalë për një person i gjinisë mashkullore, i cili dyshohet se ka rënë nga lartësia.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

Sinjali mëson se bëhet fjalë për Gentrint Mushinca, i cili jetonte në një banesë me qira.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha se rreth orës 06:00 është marrë informata për një person (mashkull) pa shenja jete, në lagjen Ulpiana në Prishtinë.

“Rreth orës 06:00 është marrë informata për një person (mashkull) pa shenja jete, në lagjen Ulpiana në Prishtinë . Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi i mjekëve emergjent në vendin e ngjarjes . Policia në koordinim me prokurorinë kanë nisur hetimin e rrethanave që karakterizojnë rastin”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]